Ndërron jetë aktori i njohur i humorit shqiptar

fuat boci 600x319

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktori i famshëm i humorit, Fuat Boçi.

Aktori i qindra roleve ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, në qytetin e Fierit.

Boçi është një ndër aktorët themelues të Estradës së Fierit, në vitin 1957. Në vitin 1965, vijoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”.

Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Krahas varietesë, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për fëmijë, sikurse në teatrin e kukullave të qytetit.

Aktori fitoi famë me monologun “A doni më për Belulin?” dhe me rolet e tij në “Shi në plazh” dhe “Një budalla e gjysmë”. Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i Merituar”.