Ronaldo shkëlqen në fushë, Georgina Rodriguez në jaht

Përkushtimi i Cristiano Ronaldo-s për ta çuar Juventusin drejt titullit të radhës në Seria A e në anën personale të fitojë trofeun e golashënuesit, ka qenë i jashtëzakonshëm në ndeshjet e fundit.

Por portugezi, përveç stërvitjes, ka gjetur kohë të pushojë me të dashurën e tij në plazhet e mrekullueshme të Italisë gjatë ditëve të fundit.

Ndërsa Ronaldo shkëlqeu një natë më parë me dy gola në ndeshjen ndaj Lazio-s, në anën tjetër Georgina Rodriguez ka postuar disa foto ku duket me të vërtetë e mrekullueshme në një jaht në Portofino.

Fotot e fundit të 27-vjeçares vijnë pas lajmit se ajo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e veshjeve “PrettyLittleThing” për të reklamuar produktet e saj në rrjetet sociale.