Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vetëm 129 raste të reja me Covid-19 në Itali, në Spanjë shqetëson Madridi dhe Katalonja

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 18:48 | Bota
Vetëm 129 raste të reja me Covid-19 në Itali, në Spanjë

Ndërsa në Shqipëri kjo e martë ishte dita me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus, në Itali, një nga shtetet më të goditura nga pandemia, numri i rasteve të reja shënoi një ulje të madhe, duke u regjistruar vetëm 129 persona pozitivë më Covid-19.

Ndërkohë, numri i vdekjeve ishte i lartë, pasi 15 persona të prekur me koronavirus ndërruan jetë, duke e çuar në 35073 numrin total të të vdekurve.

Në Spanjë, shqetësuese paraqitet situata në Katalonjë, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 590 raste të reja. Po ashtu, situata paraqitet shqetësuese edhe në Madrid, aty ku numri i pacientëve të shtruar në spital është më i madh se në Barcelonë, ndërsa janë shëruar vetëm 4 persona gjatë 24 orëve të fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani