Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 09:57 | Kronikë
Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan

Në atentatin ku mbeti i vrarë Emiliano Ramazani një ditë më parë në Elbasan morën pjesë dy persona. Të paktën kështu mësohet nga grupi hetimor, që ka zbardhur të dhëna rreth ekzekutimit të 39-vjeçarit.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin tip “Volkwagen” e përdorur nga autorët kanë qenë 2 persona. Njëri prej tyre, rreth 25-30 vjeç ka qenë i maskuar. Ka qenë pikërisht ky person i cili ka qëlluar mbi Ramazanin teksa shihet se zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e 39-vjeçarit. Më pas mjeti largohet me shpejtësi në drejtim te Papërit ku dhe u dogj në një ullishte aty pranë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë