100 ditë pas heqjes së izolimit, Wuhani pret grupin e parë të turistëve

MB TURISTET WUHAN frame 724 1100x620

Qyteti i Wuhanit, kryeqendër e provincës Hubei në Kinë, priti grupin e parë të turistëve që pas heqjes së izolimit, 100 ditë më parë. Ky është një zhvillim pozitiv për këtë zonë, ku shpërtheu fillimisht Covid-19, pasi shënon rikthimin gradual në normalitet.

Grupi i parë i përbërë nga 8 turistë, të moshës nga 12 deri në 82 vjeç, erdhi nga provinca fqinje Hunan. Agjencia e udhëtimit angazhoi guidën më të mirë dhe një autobus të sterilizuar për të garantuar sigurinë e tyre dhe një eksperiencë të mirë.

Wuhani është një qytet i pasur kulturor dhe në turin 4-ditor, turistët do të vizitojnë disa nga aktraksionet më të njohura të tij si Kulla e Verdhë, Rruga Chu Han dhe tregun Hubu Lane. Turistët u shprehën shumë të lumtur për këtë mundësi dhe pohuan se nuk i frikësohen virusit.