Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Distancimi fizik, dallimi mes amerikanëve dhe kanadezëve

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 11:44 | Bota

Distancimi fizik është një prej termave më të përdorur në luftën kundër koronavirusit. Por duket se kjo nuk vlen për të gjithë.

Në disa foto të publikuara nga Reuters duket qasja e ndryshme që kanë ndaj distancimit amerikanët dhe kanadezët. Teksa vizitojnë Ujëvarën e Niagarës, nga fotografitë duket qartë që anija kanadeze është thuajse bosh, ndërsa ajo amerikane e mbushur me turistë.

Rregullat e pandemisë në Kanada diktojnë që anijet turistike të marrin në bord vetëm 6 persona, pavarësisht kapacitet prej 700 vendesh që ka. Ndërsa ato që nisen nga ana tjetër e kufirit punojnë me 50% të kapacitetit, me një anije 400-vendëshe që mban 200 persona.

Që prej nisjes së pandemisë, në bazë të shifrave të raportuara, Shtetet e Bashkuara kanë 118 raste të reja në ditë për çdo 10 mijë banorë, ndërsa Kanadaja vetëm 30 raste të reja në ditë për çdo 10 mijë banorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë