Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Drita, zyrtarisht kampione e Kosovës

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 22:05 | Futboll
Drita, zyrtarisht kampione e Kosovës

Skuadra e Dritës është shpallur kampione e Kosovës në futboll. Zyrtarizimi erdhi pasi kryendeshja e kësaj jave, ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll në barazim 2-2.

Ky sezon në Kosovë ishte mjaft i luftuar, pasi ishin disa pretendentë për të triumfuar në kampionat, ku në fund ishte Drita që siguroi titullin edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur.

Në 32 ndeshje këtë sezon, skuadra e Dritës ka arritur të marrë 21 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje, një golavarazh 56 gola të shënuar dhe 21 të pësuar.

Në ndeshjen e fundit, kampionët do të luajnë ndaj Ballkanit, ndeshje e cila do të kishte rezultuar një finale nëse këta të fundit do të kishin arritur të mundnin këtë të mërkurë skuadrën e Gjilanit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani