Elbasan, 3 të plagosur nga shpërthimi nga rrjedhja e gazit

ambulancaa 1100x620

Në një subjekt privat në Elbasan, në zonën e ish-Metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë, të cilët janë transportuar në spital.

Të plagosurit janë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç dhe E.B., 42 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.