Gara me Inter, Lazio në sulm për të marrë Kumbullën

KUMBULLA LAZIO OFERTA frame 341 1100x620

Marash Kumbulla vijon të mbetet në modë në merkaton italiane. Më të interesuarit e momentit për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, janë kryeqytetasit e Lazio-s të cilët po bëjnë maksimumin për të mposhtur konkurrencën e Inter-it.

Bardhekaltrit kërkojnë të mbyllin sa më parë transferimin e 20-vjeçarit në Romë dhe për këtë ka pasur një tjetër takim mes drejtuesve të Veronës dhe Igli Tares. Oferta më e fundit e Lazio-s është 20 milionë euro plus futbollistët Andre Anderson dhe Lombardi, propozim që duket i kënaqshëm për të dyja palët.