Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hysaj mburret me makinën e re supersportive

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 10:36 | Futboll

Ashtu si shumica e kolegëve të tij, edhe Elseid Hysaj i dashuron makinat sportive dhe mburret me to në rrjetet sociale.

Blerja më e fundit e mbrojtësit shqiptar është një Lamborghini Huracan, që u prezantua nga Hysaj pas fitores së Napolit ndaj Udinese. Në makinë është edhe numri 23 i Hysajt.

Mbrojtësi i djathtë ka në koleksionin e tij edhe një Porsche 911 Turbo, një Jeep Wrangler dhe një Audi S8.

A2 CNN Livestream

Dita jonë