Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Opozita: Këshilli Politik të mblidhet të enjten ose të premten

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 12:53 | Politikë
Opozita: Këshilli Politik të mblidhet të enjten ose të

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i kthyen përgjigje ftesës së djeshme të Damian Gjiknurit për t’u takuar sot në orën 17:00, duke propozuar që mbledhja e Këshillit Politik është e përshtatshme të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00.

“Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9. 12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare”, lexohet në letër.

Si në mbledhjen e kaluar, opozita e bashkuar do të ketë në tryezë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu