Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Orgesa Zaimi: Ndalimi i muzikës, dështim i shtetit

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 09:18 | Aktualitet
Orgesa Zaimi: Ndalimi i muzikës, dështim i shtetit

Këngëtarja Orgesa Zaimi, në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë” në A2, deklaroi se mbyllja e klubeve të natës dhe moslejimi i muzikës pas orës 20:00 tregon dështimin e shtetit në menaxhimin e situatës lidhur me krizën e koronavirusit.

“Po kërkoj jo më shumë sesa të punoj. Është një gamë e gjerë profesionesh që mbyllen me mbylljen e muzikës. Shteti duhet të kontrollojë respektimin e masave, jo të mbyllë. Shteti ka dështuar në momentin që vendos mbylljen. Kryeministri duhet të na lejojë që të punojmë në kushte sigurie. Ne kemi luajtur në ambiente të sigurta, të hapura dhe kërkoj që të më lejohet mundësia që të punoj ende”, deklaroi Zaimi.

Sipas saj, zgjidhja është “që të kontrollohen të gjitha ambientet ku ka grumbullim njerëzish, jo vetëm muzika live”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë