Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Paralajmërimi i Yuri Kim: Udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që propozojnë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 16:46 | Politikë
Paralajmërimi i Yuri Kim: Udhëheqësit do të mbajnë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një paralajmërim të pastër ndaj kryetarëve të partive politike.

“Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkruan ambasadorja në Twitter.

Reagimi i Yuri Kim erdhi pasi në media qarkulloi lajmi se ish-gjyqtari i dorëhequr nga sistemi i drejtësisë, Gjin Gjoni, ishte propozuar nga baza e Partisë Demokratike si kandidat për deputet.

Burime zyrtare nga PD e mohuan këtë lajm, duke theksuar se me metodologjinë e hartuar për seleksionimin e kandidatëve, është përcaktuar si kriter përjashtues që nuk mund të kandidohet asnjë person i shkarkuar nga vetingu apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.

***

Ditët e fundit, ndërsa diskutimet për reformën zgjedhore vijojnë, ambasadorja është rikthyer në aksion, duke u takuar me protagonistët e politikës shqiptare.

Paraditen e sotme diplomatja amerikane shkoi në Presidencë në një takim me kreun e shtetit Ilir Meta, për të diskutuar pikërisht mbi situatën e krijuar, për shkak se kampet politike janë të ndara për ndërhyrjet në Kushtetutë, sa i përket procesit zgjedhor, që kërkohen nga pakica parlamentare. Takimi i diplomates amerikane me Presidentin Meta zgjati mbi një orë.

Ditën e djeshme Yuri Kim zhvilloi një takim me kryeministrin Rama, bisedë që erdhi disa orë para se shefi i mazhorancës të firmoste marrëveshjen me opozitën parlamentare, ku mori dakordësi si për miratimin e kodit të ri elektoral që ka dakordësuar me PD dhe LSI, ashtu dhe për nismën kushtetuese të kërkuar nga pakica në Kuvend.

Më herët ambasadorja Kim kishte bërë thirrje për miratim pa vonesë në Parlament të marrëveshjes së 5 qershorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani