Pas takimit me Ramën, ambasadorja amerikane te Meta

MB YURI TE META frame 98 1100x620

Reforma zgjedhore dhe zhvillimet që shoqërojnë atë që prej firmosjes së marrëveshjes së 5 qershorit mes palëve politike brenda dhe jashtë Kuvendit rikthejnë në aksion ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Paraditen e sotme diplomatja amerikane shkoi në Presidencë në një takim me kreun e shtetit Ilir Meta, për të diskutuar pikërisht mbi situatën e krijuar, për shkak se kampet politike janë të ndara për ndërhyrjet në Kushtetutë, sa i përket procesit zgjedhor, që kërkohen nga pakica parlamentare.

Takimi i diplomates amerikane me Presidentin Meta zgjati mbi një ore. Ditën e djeshme Yuri Kim zhvilloi një takim me kryeministrin Rama, bisedë që erdhi disa orë para se shefi i mazhorancës të firmoste marrëveshjen me opozitën parlamentare, ku mori dakordësi si për miratimin e kodit të ri elektoral që ka dakordësuar me PD dhe LSI, ashtu dhe për nismën kushtetuese të kërkuar nga pakica në Kuvend.

Më herët ambasadorja Kim kishte bërë thirrje për miratim pa vonese në Parlament të marrëveshjes së 5 qershorit.