Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Nuk jemi pa parlament, mospjesëmarrja në Këshillin Politik në dëm të PD

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 18:26 | Politikë
Rama: Nuk jemi pa parlament, mospjesëmarrja në Këshillin Politik

Kryeministri Edi Rama u shpreh pas takimit të sotëm të Këshillit Politik, ku opozita jashtë parlamentit nuk mori pjesë, se ky vendim është në dëm të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj.

Rama thekson se asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi çdo gjë të paqartë, e cila ka krijuar keqkuptim lidhur me pasojat e risive kushtetuese dhe në këndvështrimin tim është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, pasi ky Këshill Politik e ka përmbushur misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit. Nga ana tjetër, mbas 30 korrikut jeta politike vazhdon dhe do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor, çka kushtetuta lidhur me listat e hapura do të imponojë dhe më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë. Dua të përsëris që nuk jemi në kushtet e vendit pa institucione dhe pa parlament dhe mosekzistenca imagjinare e parlamentit nga ana e opozitës jashtë parlamentit nuk e bën parlamentin inekzistent.

Asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Reflektimi në ligjin zgjedhor i risive kushtetuese është diçka tjetër, nëse kjo do të kërkonte plotësimin e një neni, që në përmbajtje ka një reflektim të marrëveshjes së 5 qershorit, kjo nuk do të thotë asgjë farë lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit. Është e gjitha një absurditet. Marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër dhe risitë kushtetuese do të kalojnë më 30 korrik”, u shpreh Rama.

https://a2news.com/2020/07/22/opozita-e-bashkuar-rama-po-shkaterron-marreveshjet-akt-i-rrezikshem-me-pasoja-te-paparashikueshme/
https://a2news.com/2020/07/22/murrizi-5-qershorin-e-votojme-vetem-me-nje-kusht/
https://a2news.com/2020/07/22/reforma-zgjedhore-hajdari-patem-debat-me-kryeministrin-duam-te-hapim-listat-100/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani