Reforma zgjedhore, Hajdari: Patëm debat me kryeministrin, duam të hapim listat 100%

hajdari 1 1100x620

Nuk ka zgjatur më shumë se 40 minuta takimi i sotëm i Këshillit Politik, ku i pranishëm ishte kryeministri Rama, por mungonte opozita jashtë parlamentit.

Rudina Hajdari u shpreh pas takimit se ka pasur një debat me kryeministrin Rama për hapjen e listave, për të cilat deputetja theksoi se opozita në parlament kërkon hapje 100% të listave.

“Patëm një debat me kryeministrin sepse opozita parlamentare erdhi pas një konference kryetarësh duke dhënë dakordësi për të futur jashtë rendit të ditës marrëveshjen e 5 qershorit në seancën e së enjtes. 5 anëtarët e opozitës parlamentare treguan dakordësi duke mos dalë kundër, vetëm për këtë fakt opozita parlamentare duhet të ishte sot në këtë tryezë. Ne patëm debat, pasi duhet kuptuar se ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë, ne duam të hapim listat 100%. Duhet patjetër që opozita parlamentare dhe çdokush tjetër që ka kërkuar listat e hapura duhet të vazhdojë drejt këtij synimi”, u shpreh Hajdari.