Si të regjistroheni në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”? E thjeshtë, përzgjidheni në Portalin e Maturës Shtetërore

zoja e keshillit te mire 1100x620

Për maturantët zgjedhja e universitetit ku do të studiojnë në të ardhmen është gjithnjë disi e komplikuar. Çfarë drejtimi do t’i japin jetës? Cilat kritere duhet të marrin në konsideratë për të përzgjedhur universitetin, sigurisht bazuar në cilësitë e gjithësecilit e kësisoj për karrierën që duhet të ndjekin në jetë. Mendimet shkojnë e vijnë, por momenti për të vendosur me ndërgjegje e me bindje të plotë, mbërriti!

Nga data 29 korrik-03 gusht 2020, maturanët duhet të zgjedhin programin/programet e studimit në portalin e matures shtetërore U-Albania.

Lider për cilësinë e arsimit të lartë në vend, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”është zgjedhja evropiane për të ardhmen tuaj. Me katër fakultete, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”ju ofron një gamë të gjerë programesh studimi në Ekonomi, Arkitekturë, Farmaci, Infermieri, Fizioterapi, Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare. Të gjitha këto në bashkëpunim me universitete prestigjoze italiane.

Ju kujtojmë se në qoftë se ju nuk përzgjedhni në Portalin U-Albania qoftë dhe një program studimi që ofrohet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, humbisni të drejtën për t’u regjistruar në Raundin e parë.

Por cilat janë avantazhet tuaja nëse zgjidhni të bëheni pjesë e komunitetit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”?

Së pari, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”i hapur në vitin 2004, ka fituar akreditimin e tretë institucional duke u rikonfirmuar si institucion elitar për arsimin e lartë dhe i vetmi që fokuson plotësisht të gjitha programet e studimit në diploma të përbashkëta dhe të dyfishta me universitete të Bashkimit Europian.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”është i vetmi universitet jopublik në Shqipëri, diplomat e të cilit, njihen edhe në Bashkimin Europian falë partnetitetit me universitetet publike italiane. Diploma evropiane lehtëson punësimin në profesionin tuaj në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Europian.

Stafi i kualifikuar akademik vjen kryesisht nga Universitet partnere italiane, praktikat mësimore zhvillohen edhe në Itali, ndërkohë që programet e studimit janë të akredituara në Shqipëri dhe Itali.

Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale ofron programin e studimit Bachelor në Ekonomi Ndërmarrjeje me një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, në partneritet me Universitetin e Barit Aldo Moro. Ky bashkëpunim bën të mundur lëshimin e një Diplome të Përbashkët (Joint Degree). Studentët që zgjedhin programin e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje marrin njohuri të plota në: financë, administrim biznesi, menaxhim, kontabilitet, marketing dhe të tjera fusha të këtij profili profesional. Master profesional, Master shkencor dhe Doktoratë janë programet e ciklit të dytë dhe të tretë, që mund të përzgjidhni pas diplomimit.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ofron Masterin e Shkencave në Arkitekturë. Ky program studimi zhvillohet si një cikël unik 5-vjeçar dhe vjen në bashkëpunim me Universitetin e Firences në Itali. Në përfundim të studimeve, merret një Diplomë e Dyfishtë (Double Degree) me të cilën profesioni i arkitektit mund të ushtrohet në Shqipëri, Itali dhe çdo vend tjetër të Bashkimit Europian.

Fakulteti i Mjekësisë ofron programet e studimit në Mjekësi, si dhe Odontoiatri dhe Protezë Dentare që realizohen në bashkëpunim me Universitetin e Romës “Tor Vergata” dhe zhvillohen si cikël unik 6-vjeçar. Edhe programet e studimit në Fizioterapi dhe Infermieristikë, me kohëzgjatje 3-vjeçare vijnë në partneritet me Universitetin e Romës “Tor Vergata” që bën të mundur lëshimin e një Diplome të Përbashkët, e vlefshme në vendet e BE-së.

Fakulteti i Farmacisë ofron Programi e studimit në Farmaci që zgjat 5 vite akademike. Qëllimi i këtij programi studimi është të formojë një figurë të kompletuar, i gatshëm të përgatisë preparate por edhe i përgatitur për të qenë pjesë e industrisë farmaceutike. Në përfundim të studimeve lëshohet një diplomë e Përbashkët nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Barit Aldo Moro.

Investoni sot për të ardhmen tuaj! Përzgjidhni Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Portalin U-Albania.

https://www.unizkm.al/posts/slug/regjistrim-ne-vitin-e-pare/