Thaçi: vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

MB THACI DREJTESIA NDERKOMBETARE frame 405 1100x620

Sot bëhen 10 vite nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që e konsideroi të drejtë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Liderë dhe politikanë të ndryshëm në Prishtinë kanë rikujtuar këtë datë historike. Presidenti, Hashim Thaçi, thekson se populli i Kosovës nuk ka pasur asnjëherë dyshime për të drejtën historike për të jetuar në një vend të pavarur dhe sovran.

“Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë”, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook. Reagimi i Thaçit vjen teksa presidenti aktualisht po përballet me akuzën për krime lufte të ngritur nga Prokuroria Speciale në Hagë.