Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Krimi blen zgjedhjet”, PD citon raportin e Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 16:52 | Politikë
“Krimi blen zgjedhjet”, PD citon raportin e Qendrës Europiane

Partia Demokratike deklaroi sot se akuzat e saj për lidhjen e fortë mes qeverise Rama dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet, konfirmohen nga Raporti i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave në bashkëpunim me Europolin.

Enkelejd Alibeaj deklaroi nga selia blu se “Dosjet 184” dhe “339” nuk janë raste të izoluara të partneritetit të qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar.

Raporti më i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, e cila bashkëpunon me Europolin, konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format.

Gjetjet e raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave sjell fakte të rënda

Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organizuar me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Partitë politike kanë përfituar fonde nga figurat e krimit të organizuar. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, deputetët dhe ministrat kanë qenë shënjestra të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërinë, madje edhe për sa i përket lirisë së fjalës”- thuhet në raport.

Të gjitha këto shërbime që ruajnë pushtetin e Edi Ramës kanë sjellë paprekshmërinë e krimit të organizuar nga policia dhe nga drejtësia. Asnjë organizatë kriminale, asnjë bos i trafikut të drogës nuk është arrestuar apo dënuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, sepse lidhjet e krimit të organizuar të çojnë të gjitha në zyrën e kryeministrit.

Janë lidhjet e politikës me krimin ato që kanë mbajtur vendin peng, të pazhvilluar, të paintegruar, të izoluar. Që të ndërpriten këto lidhje, duhet të largohet Edi Rama!

Enkelejd Alibeaj

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli