Liverpool ngre kupën pas 30 vitesh, fotot nga festa

Ceremonia e dhënies së medaljeve për lojtarët e Liverpool për fitimin e Premier League u zhvillua mbrëmjen e djeshme, edhe pse ekipi i Jurgen Klopp ka disa javë që e ka siguruar matematikisht titullin kampion.

Pas ndeshjes ndaj Chelsea, të përfunduar 5-3, çdo futbollist “Reds” mori medaljen nga dora e legjendës së Liverpool, Sir Kenny Dalglish, ndërsa kapiteni Jordan Henderson ngriti në qiell trofeun e shumëpritur nga tifozët.

Edhe pse në një “Anfield” të boshatisur, futbollistët festuan nën ritmet e këngës “You’ll Never Walk Alone”.