Ndalet Inter, Juventus gati të festojë titullin në mbrëmje

lukaku 1100x620

Inter nuk arriti më shumë se një barazim pa gola përballë Fiorentinës dhe tashmë Juventus ka shansin e parë që të fitojë titullin kampion, prej takimit të sotëm kundër Udinezes.

Zikaltërit nuk arritën të mposhtin në asnjë moment portierin e “vjollcëve”, ndërsa humbasin në këtë mënyrë edhe vendin e dytë në klasifikim.

Zhgënjimi ishte prezent edhe te Napoli, që befasoi duke u mundur 2-1 nga Parma. Skuadra e Gennaro Gattusos e sheh veten tashmë në vendin 7, ndërkohë që pozicionin e tyre e ka marrë Milan, që nuk njeh humbje prej javësh.

Roma ndërkohë shënoi 6 gola në portën e Spal për të siguruar edhe ajo pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.