Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përfundoi mandatin në Gjykatën e Lartë, KLGJ i jep gjashtë mundësi Dvoranit

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 15:19 | Aktualitet
Përfundoi mandatin në Gjykatën e Lartë, KLGJ i jep

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos publikimin e gjashtë pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë.

Pas kësaj vendimmarrje gjyqtari Ardian Dvorani, ftohet për të zgjedhur deri më datë 28.07.2020, njërin nga pozicionet e lira në Gjykatën e Apelit Tiranë, Gjykatën e Apelit Administrativ, Gjykatën e Apelit Durrës, Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe Gjykatën e Apelit Shkodër.

Një ditë më parë, Dvorani i kërkoi informacion Këshilli i Lartë Gjyqësor për vendet e lira në gjykatat e Apelit në vend, para se të shprehet nëse ka interes për të vijuar karrierën në gjyqësor në nivel Apeli. Dvorani u largua nga Gjykata e Lartë në 11 qershor me një vendim të KLGJ-së, gati 7 vjet pasi kishte përfunduar mandatit. Sipas ligjit, ai mund të shprehë pëlqimin për emërim në një gjykatë Apeli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë