Vlorë, protestë për mbylljen e klubeve të natës dhe ndalimin e muzikës

Klubet e natës në Vlorë dëmtohen nga akti i fundit normativ i qeverisë që u ndalon funksionimin, ndaj afro 80 subjekte dolën në protestë, duke shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Ata paralajmëruan përshkallëzimin e protestës, ndërsa nuk e shohin të arsyeshme edhe vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Mes të prekurve nga ky akt normativ janë edhe artistët, të cilët zhvillonin aktivitetin e tyre në këto biznese.

Ndërkaq, protestuesit u shprehën se qeveria mund të marrë minimalisht parasysh mbështetjen e këtij sektori me përfshirje në paketë fiskale.