Alarmi mjedisor: Deri në vitin 2040 do të trefishohet ndotja plastike në oqeane

plastikaaa 1100x620

Deri në vitin 2040, 1,3 miliardë ton plastikë parashikohet të depozitohet në mjedisin tonë, në tokë dhe ujë gjithashtu, në mbarë botën, në qoftë se nuk merret një aksion i përbashkët.

Ky është parashikimi global alarmant për 20 vitet e ardhshme. Por ekspertet thonë se teknologjia mund të jetë një mundësi për të pakësuar ndotjen, sipas raportit të publikuar në revistën “Shkenca”. Një prej hartuesve të raportit, Doktor Costas Velis thotë se është e vështirë ta konceptosh këtë sasitë madhe, por sipas tij, nëse do të ishte një sipërfaqe e pandarë, ajo do të mbulonte të gjithë Britaninë e Madhe. Ndërsa një tjetër bashkë hartuese thotë se është koha për veprim.

“Ndotja plastike është diçka që i prektë gjithë. Nuk është vetëm problemi yt dhe i imi. Nuk është problemi i një shteti të vetëm, por i të gjithëve sepse të gjithë njerëzit, komunitetit dhe qeveritë përreth botës e dinë se prek komunitetet. Në disa vende, ndotja po devijon rrjedhën e ujërave duke shkaktuar përmbytje, në të tjera po prek plazhet dhe peshkimin”, u shpreh Winnie Lau, autore e studimit.

Situata sipas eksperteve, mbetet komplekse sepse plastika është kudo dhe një shisheje plastike i duhet 100 vjet të dekompozohet. Nëse deri në 2040 nuk ndërmerret një aksion i përbashkët, ndotja në tokë dhe det do të arrije deri në 710 milionë tonë plastike.