Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bumçi: Ndërkombëtarët njohin Këshillin Politik, parlamenti s’ka legjitimitet për reforma

Nga A2 CNN
24 Korrik 2020, 10:02 | Politikë
Bumçi: Ndërkombëtarët njohin Këshillin Politik,

Marrëveshja e 5 qershorit kaloi në parlament duke mos marrë në të njëjtën kohë votat e disa prej deputetëve të opozitës parlamentare.

Ndërkohë, PD dhe aleatët u rikthyen në Këshillin Politik, ku palët një ditë më herët dolën pa dakordësinë e opozitës për çështjen e listave të hapura. Për të folur mbi situatën e nxehtë politike të kësaj vere ishte i ftuar në A2, Aldo Bumçi, ish-deputet i Partisë Demokratike.

Bumçi u shpreh se ndërkombëtarët kanë mbështetur Këshillin Politik dhe kjo sipas tij do të thotë se parlamenti aktual nuk ka legjitimitet të ndërmarrë reforma.

“Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit është një lajm i mirë, por duke qenë se nuk ishte i vetmi lajm, por është shoqëruar me një nisme tjetër që zhbën këtë marrëveshje, ne nuk mund të jemi entuziastë. Shqipëria ka nevojë për paqe sociale, jo për tension. Marrëveshja është në vënë pikëpyetja nga Rama. Ajo u reflektua pozitivisht në Shqipëri dhe jashtë saj. Mesazhet e ndërkombëtarëve nuk kanë lënë hapësirë për interpretime. Këshilli Politik është mbështetur, kjo do të thotë se parlamenti aktual nuk ka legjitimitetin të ndërmarrë reforma zgjedhore dhe kushtetuese. Opozita jashtë  parlamentit ka mbi 50% të votave. Parlamenti nuk përfaqëson vullnetin e opozitës shqiptare”, u shpreh Bumçi.

Bumçi sjell shembullin e vitit 2017, i cili sipas tij, shpjegon se çfarë synon Rama me prishjen e koalicioneve. “A ka deformim më të madh të votës se sa një qytetar shkon dhe voton një nga partitë e koalicionit opozitar dhe për shkak se këto nuk garojnë të bashkuara krijojnë humbje vote. Partitë e vogla, po t’i marrësh bashkë shkojnë mbi 10% të elektoratit, me LSI-në kalojnë 20% dhe krijojnë mbetje në çdo qark. Nga këto vota të qytetarëve shqiptarë kundër Edi Ramës, ai do të prodhojë mandate. Në këtë rast kemi shembullin e 2017-ën, ku shqiptarët i dhanë Ramës 48% të votave, 67 mandate. Edi Rama ka në parlament 74 mandate, nga të cilat 7 mandate i mori nga mbetjet. PDIU i Idrizit për 20 vota nuk e mori deputetin në Tiranë, i mungonte 0,01%, por në çdo qark partitë krijojnë humbje”, shprehet Bumçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani