Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kategoria Superiore, pas titullit ndahen edhe “trofetë” e tjerë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2020, 21:09 | Futboll
Kategoria Superiore, pas titullit ndahen edhe “trofetë” e

Partizani nuk do të mund të luajë sezonin e ardhshëm në kualifikueset e Europa League. Në përfundim të ndeshjeve të së premtes, që përbënin edhe javën e parafundit të Kategorisë Superiore, të kuqve nuk u bëri punë fitorja 3-0 ndaj Vllaznisë.

Do të jetë Laçi, skuadra e katërt shqiptare që do të marrë pjesë në kompeticionet europiane, pas Tiranës dhe Kukësit, pasi mundi pikërisht bardheblutë e saposhpallur kampion me rezultatin 3-1. Përveç tyre, edhe Teuta do të luajë në Europë, pasi është finaliste e Kupës.

Ndërkohë, Bylis, që në një fazë të kampionatit ishte kryesuese e renditjes dhe shpresonte në një mrekulli, siguroi matematikisht mbijetesën pas fitores 2-0 ndaj Luftëtarit. Rezultatet e ditës lanë Vllazninë në vend tetë në renditje, që do të thotë playout për të mos rënë nga kategoria.

A2 CNN Livestream

Dita jonë