“Fuqia infektuese e koronavirusit është 10-fishuar”

spital spanje 1100x620

Një ekspert spanjoll ka paralajmëruar se koronavirusi ka ndryshuar dhe tani aftësia e tij infektuese është rritur disa herë.

Javier Cabo, doktor i kirurgjisë kardiovaskulare, në një intervistë për “El Progreso de Lugo”, është shprehur se “që nga fundi i shkurtit, virusi ka pësuar mutacion”.

“70% i gjenomit të virusit ka ndryshuar dhe aktualisht fuqia e tij infektuese është bërë 10 herë më e madhe”, tha eksperti, i cili thekson se kjo gjë duhet bërë me dije publikisht nga autoritetet dhe të merren masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas Cabo, problemi i vërtetë do të vijë në vjeshtë: “Do ta kemi problem të madh kur të koincidojë me viruset e tjera sepse vetëm me gripin mbusheshin spitalet, imagjinoni me koronavirusin”.

Eksperti spanjoll beson se vetëm vaksina ose një ilaç efikas do t’i japë fund pandemisë.