Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Paaftësia e qeverisë në këtë kohë krize, vrastare për biznesin e vogël

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 11:48 | Politikë
Basha: Paaftësia e qeverisë në këtë kohë krize,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook shprehet se “paaftësia e qeverisë Rama për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël, i cili punëson 70% të shqiptarëve”.

“Ritmet e mbylljes së bizneseve të vogla po rriten çdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal. Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0,5% e xhiros dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standardeve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjes”, shkruan Basha në rrjetin social.

“Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do t’i kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë”, shtoi kreu i PD-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani