Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Qeveria të marrë masa, të sigurojë falas vaksinën e gripit për të gjithë popullsinë

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 18:49 | Politikë
Basha: Qeveria të marrë masa, të sigurojë falas

Me anë të një statusi në Facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, reagoi në lidhje me situatën e pandemisë në vend.

Basha i bën thirrje qeverisë që në këtë situatë të krijuar nga Covid-19, duhet të marrë masa urgjente dhe të sigurojë falas vaksinën kundër gripit sezonal, pasi sipas tij do të ndihmonte sistemin shëndetësore në vjeshtë.

“Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin.

Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjienës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve”, shkruan Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë