Koreja e Veriut në alarm, rasti i parë i dyshuar me koronavirus

koreja veriut 600x338

Koreja e Veriut ka raportuar rastin e parë të dyshuar me koronavirus në vend.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se një person i arratisur, që kishte qenë për 3 vitet e fundit në Korenë e Jugut, u kthye javën e kaluar ilegalisht në Veri me simptoma të Covid-19.

Udhëheqësi Kim Jong-un mbajti një mbledhje urgjente me zyrtarët e lartë dhe vuri në karantinë qytetin kufitar të Kaesong.

Koreja e Veriut ka deklaruar deri më tani se nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus, por ekspertët thonë se kjo gjë është pothuajse e pamundur.