A2 zbardh detaje nga takimi mes Ramës dhe ambasadorëve Kim e Soreca

Përditësuar më: 27/7/2020, ora 11:40
rama soreca kim 1024x576

A2 zbardh detaje nga takimi mes Ramës dhe ambasadorëve Kim e Soreca

Përditësuar më: 27/7/2020, ora 11:40

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u takuan me kryeministrin Rama sot për rreth një orë.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se ambasadorët falenderuan Ramën për udhëheqësinë e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit dhe mirëpritën vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella, në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë.

Ambasadori Soreca theksoi rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Nga ana e tij, kryeministri Rama mësohet se i ka siguruar faktorit ndërkombëtar gatishmërinë për dialog edhe përtej 30 korrikut.