Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Abuzoi seksualisht me 33-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet 56-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 12:50 | Kronikë
Abuzoi seksualisht me 33-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet

Një 56-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 33-vjeçare me probleme mendore.

“Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare, e cila është e sëmurë mendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, nga ekzaminimet ka rezultuar se 33-vjeçarja ishte 8 muajshe shtatzënë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani