Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dërgohet në KLP kandidatura për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 15:49 | Aktualitet
Dërgohet në KLP kandidatura për drejtuesin e Byrosë

SPAK do t’i propozojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e Aida Hajnajt për drejtuese të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet Faskaj dhe znj.Aida Veizaj, në raport me kriteret e parashikuara në nenin 34 të ligjit nr.95/2026, që duhet të plotësojë Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi administroi dhe “Opinionin këshillues të Komisionit të Pavarur të Rishikimit”, bazuar në përcaktimet e neni 33/2 të ligjit nr.95/2016, vendosi që t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, emërimin e znj.Aida Veizaj, në pozicionin Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një mandat pesëvjeçar”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Përzgjedhjes së drejtorit të BKH.

Hajnaj, aktualisht zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, arriti të kalojë të gjitha etapat e kandidimit për drejtimin e strukturës hetimore të SPAK, strukture e ngjashme më FBI-në amerikane.

Me përzgjedhjen e Hajnajt, Komisioni  i Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH në SPAK finalizoi procesin e nisur prej nëntorit të vitit të kaluar, proces i mbikëqyrur në vijimësi nga BE dhe SHBA.

Nga 40 kandidatë për pozicionin e kreut të BKH në fazën fundore mbërritën vetëm katër, vetë Hajnaj dhe kolegët e saj Ervin Hodaj, Artur Beu dhe Idajet Faskaj. Pjesa tjetër u skualifikuan më fazat e konkurrimit, nga kriteret ligjore, testet e inteligjencës, ato fizike, si edhe përballimin me makinën e të vërtetës.

Kandidatët finalistë Hodaj, Beu e Faskaj u skualifikuan në filtrin fundor, që ishte një verifikim i hollësishëm i tyre në trajtën e një vetingu. Pas miratimit me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Aida Hajnaj emërohet në krye të BKH për një mandat 5-vjeçar.

https://a2news.com/2020/07/27/propozimi-per-drejtuesin-e-bkh-reagon-ambasadorja-amerikane/

Pas propozimit të Hajnajt për kryesimin e BKH erdhi edhe reagimi i kryediplomates amerikane në Shqipëri.

"Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, teksa Komiteti Përzgjedhës për Drejtuesin e BKH-së ka dërguar në KLP për aprovim emrin e Aida Hajnaj. Hapi tjetër: Stërvitja në FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur, gur bëhet mur", thuhej në shënimin e ambasadores Yuri Kim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë