Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hapën lokalet për dasma, gjobë 4 subjekteve në Lezhë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 10:24 | Aktualitet
Hapën lokalet për dasma, gjobë 4 subjekteve në Lezhë

Policia e Lezhës njofton se në bazë të Aktit Normativ të miratuar për shkak të pandemisë së koronavirusi ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve.

4 subjektet në Lezhë dhe Ishull Lezhë vazhdonin të ushtronin aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte shërbimet e Policisë vendosën masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës iu bën edhe një herë apel administratorëve të lokaleve, të respektojnë protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë