Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbanin muzikën e hapur pas orës 20:00, gjoba nga 1 milion lekë 4 lokaleve

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 13:10 | Aktualitet
Mbanin muzikën e hapur pas orës 20:00, gjoba nga 1 milion lekë 4

Vijojnë gjobat për shkelje të aktit normativ që ndalon ushtrimin e aktivitetit të shoqëruar me muzikë pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Tre lokale në Tiranë dhe një në qytetin e Durrësit janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë për këtë shkelje.

“Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2 “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Në përfundim të veprimeve të para, për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit Sh. K., B. L. dhe B. K., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”, ka bërë të ditur policie e Tiranës.

Ndërkohë, në Durrës u gjobit subjekti me pronar shtetasin me inicialet A.E.

A2 CNN Livestream

Dita jonë