Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miratohet raporti për (mos)shkarkimin e Metës

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 13:26 | Politikë
Miratohet raporti për (mos)shkarkimin e Metës

Kuvendi miratoi raportin e Komisionit të Posaçëm të ngritur nga shumica socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por që doli në përfundimin që presidenti nuk duhej shkarkuar.

Me 78 vota pro, siç pritej, raporti u miratua në seancën e të hënës, pasi shumica mori parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, në të cilat thuhej se pavarësisht shkeljeve të presidentit, ato nuk ishin aq të rënda sa për ta shkarkuar atë nga detyra.

“Vendimi për të mos shkarkuar Presidentin Meta nuk lidhet me një ndryshim kursi të socialistëve por me respektin ndaj Komisionit të Venecias”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Parlament.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli