Mjeku Tritan Kalo apel qytetarëve: Frika nga Covid-19 ka bërë të anashkalohen virozat e tjera

18 mars tritan kalo frame 1324 1100x620

Mjeku i njohur Tritan Kalo i ka kushtuar mëngjesin e sotëm një status informimit të qytetarëve në lidhje me virozat apo infeksionet e stinës, duke iu kujtuar atyre se jo çdo shqetësim i vogël shëndetësor ka lidhje me koronavirusin.

Sipas mjekut Kalo, “fiksimi pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2 ka bërë që njerëzit të harrojnë që temperaturat e larta sjellin viroza të zakonshme, skuqje fyti, kollë të lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku etj.”