Ndërron jetë stilisti i njohur japonez

Bota e modës shënon një tjetër humbje. Ndërron jetën në moshën 76 vjeçare stilisti i njohur Kansai Yamamoto, një ndër pionierët e modës japoneze dhe artisti i parë nga ky vend që prezantoi një koleksion personal në Londër në vitin 1971.

Yamamoto ishte i sëmurë me leucemi dhe prej fillimit të vitit po trajtohej në një spital në Tokio. Veshjet e tij adhuroheshin nga shumë muzikantë e aktorë mes të cilëve mund të përmendim David Bowie,  Ziggy Stardust, John Lennon e Stevie Wonder.

Lajmi u konfirmua nga vajza e tij Mirai e cila njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale vdekjen e stilistit të njohur. “Babai im u largua nga kjo botë në paqe. I rrethuar nga njerëz të dashur”, shkruan ajo.