Pandemia e COVID-19, Vietnami evakuon 80 mijë turistë për 3 persona të infektuar

vietnam 1100x620

Vietnami po evakuon 80 mijë njerëz, shumica turistë lokalë, nga një kryeqendër turizmi. Kjo erdhi pasi 3 banorë rezultuan pozitivë me koronavirus gjatë fundjavës.

Shteti aziatik është në gjendje alarmi për një rikthim të infeksioneve, pasi regjistroi rastet e para me Covid-19 që prej muajit prill.

Evakuimi i turistëve do të zgjasë të paktën 4 ditë, ndërsa linjat ajrore do të kryejnë deri në 100 fluturime në ditë.

Gjatë fazës së parë të pandemisë, Vietnami zbatoi masa strikte kufizuese me karantinë të plotë dhe program testimi për qytetarët duke mbajtur nivelin e përhapjes shumë të ulët me vetëm 420 të infektuar dhe asnjë viktimë.