Propozimi për drejtuesin e BKH, reagon ambasadorja amerikane

EXflFdUXYAABepu 1100x620

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, reagoi pas propozimit të Aida Hajnaj Veizit për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, teksa Komiteti Përzgjedhës për Drejtuesin e BKH-së ka dërguar në KLP për aprovim emrin e Aida Hajnaj. Hapi tjetër: Stërvitja në FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur, gur bëhet mur”, shkroi Yuri Kim në Twitter.