PSG i “tronditur”, ylli i ekipit mungon në Champions League

PSG 1100x620

Nëse Paris Saint Germain kishte shpresa për të fituar trofeun e Champions League, ose të paktën të arrinte në finalen e Lisbonës, sot francezët e shohin më larg këtë objektiv, pas lajmit të dëmtimit të yllit të ekipit, Kylian Mbappe.

Sulmuesi pësoi një ndrydhje pas një ndërhyrje të rëndë në finalen e Kupës së Francës, që PSG fitoi kundër Saint Etienne.  

Kylian Mbappe (PSG) pas dëmtimit

Sipas njoftimit të vetë ekipit, Mbappe ka pësuar një ndrydhje të kaviljes me interesimin e ligamenteve. Kohëzgjatja e rikuperimit, në këto raste,  i kalon tri javët.

Një kohë kjo e pamjaftueshme që kampioni i botës të paraqitet kundër italianëve të Atalantës në çerekfinalet e turneut që do të luhet në Portugali pas 16 ditësh, madje prania e tij mbetet në dyshim edhe në rast kualifikimi.