Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shtëpia e Bardhë e pohon, zyrtari i lartë me COVID-19

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 17:21 | Bota

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. O’Brien bëhet kështu zyrtari më i lartë amerikan i prekur nga pandemia.

Sipas deklaratës, këshilltari ka simptoma të lehta dhe ka pothuajse një javë që punon i vetizoluar larg zyrës së tij në Uashington.

O’Brien është një nga personat më të afërt me presidentin amerikan, por takimi i tyre i fundit ka ndodhur 2 javë më parë. Më pas, zyrtari ka ndërmarrë një tur në Europë, ku sipas tendave ka takuar përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA, Robert O’Brien

O‘Brien u emërua pas mosmarrëveshjes së Trump me këshilltarin e mëparshëm, ish-ambasadorin në OKB John Bolton.  

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Trump nuk rrezikohet nga ky rast, por gjatë javëve të fundit disa punonjës të kafeneve në simbolin e pushtetit amerikan kanë rezultuar pozitivë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani