Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Emergjenca nga COVID-19, Tirana shtyn festimet e 100-vjetorit dhe titullit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 16:54 | Futboll
Emergjenca nga COVID-19, Tirana shtyn festimet e 100-vjetorit dhe titullit

Në ndeshjen e kësaj të mërkure ndaj Bylisit, Tirana do të kurorëzohet zyrtarisht kampione e Shqipërisë. Në 100-vjetorin e themelimit të klubit, bardheblutë do të marrin trofeun, e megjithatë festa duhet të presë.

Njoftimi u dha zyrtarisht nga klubi. “Për shkak të situatës së pazakontë të shkaktuar nga pandemia, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët në këtë vit jubile, do të shtyhen në një moment të dytë, me shpresën se gjithçka do të përfundojë”, deklaroi klubi bardheblu.

https://a2news.com/2020/07/19/tirana-kampione-e-shqiperise-per-here-te-25-te/

Një mesazh për tifozët që të mos dalin për të festuar, për të respektuar rregullat e distancimit social.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani