Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Hapja e listave, Topollaj: Gjysmake, nuk garantohet barazia e votës

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 10:22 | Politikë
Hapja e listave, Topollaj: Gjysmake, nuk garantohet barazia e votës

Listat e hapura duket se po bëhen realitet në zgjedhjet e ardhshme, por shumë njerëz mbeten të paqartë mbi ndryshimet dhe përmirësimet që ato sjellin në sistem. Për të folur mbi si e shohin këtë zhvillim në Bindjen Demokratike, në Dita Jonë ishte i ftuar Fabian Topollaj nga kjo forcë politike.

Për Topollajn hapja e listave është një gjë gjysmake, pasi sipas tij nuk garanton barazinë e votës. “Partitë e mëdha nuk kanë bërë ndonjë gjë për interesin qytetar dhe të themi se sot janë gdhirë dhe do të bëjnë diçka për qytetarët. Listat e hapura janë diçka gjysmake, që ka përfshirë opinionin publik prej një kohë të gjatë. Bindja Demokratike ka kërkuar prej kohësh që nëpërmjet hapjes së sistemit zgjedhor të mund të demokratizohet Shqipëria dhe partitë politike. Ajo që ka ndodhur është një gjë gjysmake, pasi është e vërtetë që nëse drafti kalon kështu siç është, qytetarët nuk do të votojnë më vetëm kryetarët e partive, por edhe deputetët e tyre të preferuar. Unë mendoj se është një gjë gjysmake, pasi ajo që duan të realizojnë është vetëm një sistem rajonal me lista të hapura, ku barazia e votës nuk garantohet. Kjo do të thotë që të gjitha ato subjekte zgjedhore brenda rajonit nuk marrin dot atë numrin e nevojshëm të votave për të prodhuar deputetë, këto vota ndahen midis partive të mëdha”.

Topollaj shprehet se nevojitet një korrigjim kombëtar, me një zonë të vetme, në mënyrë që të mos humbasin votat e partive të vogla.

“Nëse do të duhej të bënim diçka të vërtetë vetëm hapja e listave nuk mjafton, pasi do të duhej të kishim një korrigjim kombëtar ose një zonë të vetme kombëtare, në mënyrë që të mos humbiste asnjë votë e partive të vogla. Minimalisht duhet të kishim edhe administrimin e depolitizuar, për aq kohë sa zgjedhjet në Shqipëri janë prishur nga anëtarët e partive politike që fusin duart në kuti”, u shpreh në Dita Jonë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë