Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Inter kryeson garën për Kumbullën, akord edhe me Sanchez

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 12:01 | Futboll
Inter kryeson garën për Kumbullën, akord edhe me Sanchez

Inter kthehet fuqishëm në garën për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës. 20-vjeçari është një prej futbollistëve më të përfolur në merkaton e Serie A, me zikaltërit që synojnë të thyejnë përfundimisht konkurrencën e Lazio-s.

Shifra që duhet investuar është e rëndësishme, pasi klubi i Veronas pretendon rreth 30 milionë euro për mbrojtësin e talentuar shqiptar. Për të ulur disi kostot e operacionit, Interi po punon që për afrimin e Kumbullës, të transferojë lojtarë të rinj në Verona.

Për të arritur te shqiptari, përpos parave, zikaltërit ofrojnë edhe sulmuesin e akademisë, Edoardo Vergani, i cili është një prej të rinjve më interesantë të futbollit italian.

Kumbulla është kthyer në objektivin kryesor të Interit për mbrojtjen, për sezonin e ardhshëm. Me 25 ndeshje si titullar në këtë sezon, ku ka munguar vetëm në pak takime për probleme fizike, kuqeziu është një garanci për të ardhmen dhe një garanci për projektin e trajnerit Antonio Conte.

Merkato e Interit vazhdon edhe me akordin me Alexi Sanchez. Sulmuesi do të qëndrojë deri në vitin 2023, duke pranuar të ulë pagën prej 12 milionë euro në sezon, që përfitonte te Manchester United. Pas marrëveshjes me lojtarin, duhet gjetur edhe akordi me klubin anglez, që nuk pranon të zbresë nga shifra e 15 milionë eurove për kartonin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë