Kim Kardashian shpërthen në lot pas takimit me bashkëshortin e saj

Kim Kardashian u takua me bashkëshortin e saj Kanye West ditën e hënë dhe u pa duke qarë gjatë bashkëbisedimit me të në makinë.

39-vjeçarja nuk i mbajti dot lotët gjatë takimit të parë pasi reperi 43-vjeçar “shpërtheu” në Twitter me akuza për tradhti dhe sulmoi vjehrrën e tij Kris.

Më parë, në mitingun e tij të parë elektoral pas kandidimit për president të SHBA-së, West tha se ai dhe Kim kishin menduar seriozisht për të abortuar vajzën.

Një burim tha për revistën “People”: “Kim është shumë e lodhur dhe e ndjeshme. Ndihet shumë e lënduar nga Kanye. Është munduar të kontaktojë me të, por ai e ka injoruar. Kim vendosi që të shkonte vetë në Uajoming dhe të fliste me burrin e saj personalisht”.

Në Instagram, Kim Kardashian ka sqaruar publikun se Kanye West vuan nga çrregullimi bipolar dhe është një njeri i shkëlqyer, por i ndërlikuar në të njëjtën kohë.