Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Krisje totale, Arthur refuzon të luajë për Barcelonën në Champions

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 08:46 | Futboll
Krisje totale, Arthur refuzon të luajë për Barcelonën

Krisje totale mes Artur Melo dhe Barcelonës. Mesfushori brazilian, i cili prej sezonit të ardhshëm do të luajë për Juventus, pas shkëmbimit me Miralem Pjanic, njoftoi klubin katalanas se nuk ka ndërmend të rikthehet në Spanjë për t’u stërvitur me skuadrën në prag të ndeshjes me Napolin në Champions League, duke preferuar të qëndrojë në Brazil.

Veprimi ka irrituar klubin blaugrana që po mendon përmasa ndëshkuese kundrejt futbollistit.

Artur i ka komunikuar Barcelonës se nuk ka dëshirë të luajë për ta në fazën finale të Champions League për shkak se ishin katalanasit ata që insistuan që braziliani të largohej dhe të firmoste për Juventus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë