Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mosmarrëveshjet në Këshillin Politik, Rama: Doni të merrni peng hapjen e listave

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 15:42 | Politikë
Mosmarrëveshjet në Këshillin Politik, Rama: Doni të merrni

Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Politik ku palët nuk arritën të gjenin fjalën e përbashkët për sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Edi Rama reagoi përmes rrjeteve sociale.

“Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!”, shkroi Rama në Twitter.

“Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese, as juridike, po thjesht politike! Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde. Por për këtë s'keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet! Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë