Rinovimet te bardheblutë, Tirana projekton skuadrën për Champions

TIRANA RINOVIMET frame 328 1100x620

Klubi i Tiranës po projekton skuadrën që do të konkurrojë në Champions League dhe për këtë bardheblutë kanë nisur nga rinovimet.

Agustin Torrasa, mesfushori argjentinas do të jetë edhe për një tjetër sezon me kryeqytetasit. 31-vjeçari, një nga faktorët kyç të fitimit të titullit kampion, ka gjetur gjuhën e përbashkët me 25 kampionët e vendit dhe do të mbetet bardheblu edhe për vitin e ardhshëm.

Pak ditë më parë, Tirana konfirmoi qëndrimin edhe të mesfushorit afrikan Uinful Kobina, kontrata e të cilit skadon në fundin e vitit të ardhshëm.

Albion Avidaj ndërkohë, blerja më e re e Tiranës iu bashkua grupit në stërvitje, ndërsa shihet si përforcim me shumë vlera për Kupat e Europës.