Sulmuesi i Realit pozitiv me koronavirus, humb përballjen ndaj City

mariano 1 1100x620

Mariano Diaz, sulmuesi i Real Madrid, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe po qëndron i karantinuar në shtëpi.

Diaz do të mungojë me siguri në përballjen City-Real të 7 gushtit, e vlefshme për 1/8 e Champions League.

Futbollistët e Realit, pas një javë pushimesh pas fitimit të titullit, u kthyen në qendrën stërvitore dhe iu nënshtruan testimeve, nga ku doli pozitiv vetëm sulmuesi Mariano Diaz.

Në rrjetet sociale, Mariano shkroi: “Përshëndetje të gjithëve, ju falënderoj për mesazhet tuaja. Jam shumë mirë falë Zotit. Edhe familja dhe të afërmit e mi janë mirë. Shpresoj që të kthehem sa më shpejt me shokët dhe skuadrën”.